Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Arrestohet 26 vjeçari në Prishtinë, ishte i dënuar me 10 muaj burg dhe 27 mijë euro për drogë

Arrestohet 26 vjeçari në Prishtinë, ishte i dënuar me 10 muaj burg dhe 27 mijë euro për drogë

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Prishtinë është arrestuar, A.Q, 26 vjeçar, i cili ishte në kërkim si i dënuar për një vepër penale.

Policia bën të ditur se i arrestuar ishte dënuar me 10 burgim dhe me 27 mijë euro gjobë.

‘’Personi i arrestuar ishte dënuar për veprën penale ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’.’’, thuhet në njoftim.

Postimi:

Njësitet e Stacionit Policor ‘Veriu’ në Prishtinë kanë arrestuar një person i cili ishte në kërkim, si i dënuar për një vepër penale.

Arrestimi është realizuar mbrëmë, pas disa veprimeve hetimore dhe operative të zhvilluara nga zyrtarët policorë, të cilët arritën të arrestojnë personin A. Q., 26 vjeç, i cili ishte i dënuar me 10 muaj burgim dhe me 27 mijë euro gjobë.

Personi i arrestuar ishte dënuar për veprën penale ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’.

I njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit me burgim.