Përgatiti: Afrim Kasolli
Shumë shpejt mund të ndodhë qe Kosova ta gjejë vetën në anën e kundert të SHBA-ve edhe sa i përket natyrës se sistemit politik?
Të paktën këtë përshtypje e krijojnë të dhënat e Institutit V-Dem nga Universiteti i Gothenburgut ne Suedi. Për një kohë të gjatë Qeveria e Kosovës ishte krenuar për arritjet e saj demokratike duke i përdorur si referencë konstatimet e këtij Instituti.
Mirepo, i njejti në raportin e tij vjetor për këtë vit, shkruan se SHBA-te nuk janë më një vend demokratik.
Madje sipas hulumtimit në fjalë “SHBA-ja po shkon drejt autokracisë me një ritëm më të shpejtë se Hungaria dhe Turqia” shkruan mediumi britanik The Guardian.
Staffan Lindberg, themelues i institutit pohon se “Të dhënat për SHBA-në shkojnë që nga viti 1789. Por ajo që po shohim tani është shkalla më e rëndë e rrëshqitjes demokratike ndonjëherë në këtë vend”.
Në raportin e publikuar të martën, ky Institut konstaton se SHBA-ja, për herë të parë në më shumë se gjysmë shekulli, e ka humbur statusin e saj afatgjatë si një demokraci liberale. Vendi tani po kalon një proces të shpejtë të asaj që autorët e raportit e quajnë “autokratizim”. “Për Orbán në Hungari u deshën rreth katër vjet, për Vučić në Serbi tetë vjet, dhe për Erdoğan në Turqi dhe Modi në Indi rreth 10 vjet për të arritur shtypjen e institucioneve demokratike që Trump e ka arritur vetëm në një vit,” thotë Lindberg. Për më keq demokracia ka shënuar nje prapakthim në nivelet më të ulëta që nga mesi i viteve ’70. “Bota nuk ka parë kurrë më parë kaq shumë vende që po autokratizohen në të njëjtën kohë. Aktualisht, 41% (3.4 miliardë) e popullsisë së botës jeton në vende ku demokracia po përkeqësohet, pretendon raporti, duke shtuar se Uashingtoni po udhëheq këtë kthesë globale larg demokracisë.
Përfundimisht, a nënkuptojnë këto dhëna se Kosova dhe SHBA-te po lëvizin në drejtime te ndryshme sa i përket zotimeve ndaj demokracisë? Ku e para angazhohet për ta mbrojtur atë që po braktisë e dyta. Mbase nuk është befasi që te ballafaqohemi edhe me teza të tilla.