Këngëtari nga Malishevë, Hasan Telaku, ka publikuar këngën e tij më të re patriotike me titull “E Kam Thirr Kosovën”, e cila po tërheq vëmendje të madhe te publiku.
Kjo këngë i kushtohet dashurisë për Kosovë, duke trajtuar historinë e vendit dhe sakrificat e bëra gjatë luftës.
Përmes vargjeve të saj, Telaku përcjell emocione të forta dhe mesazhe për krenarinë kombëtare, qëndresën dhe lidhjen e ngushtë me atdheun.
Me këtë projekt, Hasan Telaku vazhdon të japë kontribut në ruajtjen dhe promovimin e vlerave kombëtare përmes muzikës.