Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > BE i reagoi PDK’së që e kritikoi Kurtin, Artan Behrami iu përgjigjet

BE i reagoi PDK’së që e kritikoi Kurtin, Artan Behrami iu përgjigjet

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka komentuar deklaratën e Bashkimit Evropian nga ku janë ‘’befasuar’’ me reagimin e PDK’së rreth Ligjit për të huajt.

Behrami ka thënë se PDK, është ‘’viktima më e madhe’’ e dialogut, bashkëpunimit dhe lojalitetit ndaj perëndimit, kurse në anën tjetër, ka shtuar deputeti i PDK’së, VV’ja ‘’ është përfituesja më e madhe nga konfrontimi, nga dhuna politike dhe nga besëprerja ndaj Perëndimit’’.

‘’ Me negociatat sekrete dhe pranimin e strukturave paralele, Kurti ka vendosur themelet e jetësimit të Zajednicës’’, ka shkruar ai mes tjerash, përcjell Express.

Postimi:

PDK-ja është viktima më e madhe e dialogut, bashkëpunimit dhe lojalitetit ndaj Perëndimit.

Ndërsa VV-ja është përfituesja më e madhe nga konfrontimi, nga dhuna politike dhe nga besëprerja ndaj Perëndimit.

Andaj, mos u befasoni me një standard që vetë e keni legjitimuar.

Me negociatat sekrete dhe pranimin e strukturave paralele, Kurti ka vendosur themelet e jetësimit të Zajednicës.

Ajo, bazuar në marrëveshjen e Ohrit, parasheh autonomi territoriale për veriun dhe eksteritorialitet për kishat ortodokse serbe.