Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Shteti apo individi fajtor për varfërinë?

Shteti apo individi fajtor për varfërinë?

Përgatiti: Afrim Kasolli

Ekzistenca e varfërisë në shumë vende të botës, madje edhe ato të zhvilluara ende sot e kësaj dite shkakton debtate dhe polemika mbi shkaqet reale të saj. Mirëpo, sipas sociologut të njohur, Matthew Desmond, përgjigja shpeshherë varet nga konteksti politik, ekonomik dhe kulturor, shkruan revista e njohur “The Atlantic”.

E para vazhdon ky teoricien sot shumë njerëz jetojnë në varfëri, sepse shumë të pasur përfitojnë prej saj. Por sipas tij të qenit i varfër në ShBA dallon nga vendet tjera po ashtu të pasura.

“Ne kemi kaq shumë burime, pohon Desmond, prandaj “toleranca amerikane ndaj varfërisë është shumë e lartë, shumë më e lartë sesa në pjesë të tjera të botës së zhvilluar. Nuk e di nëse është një besim, një klishe apo një mit. Bie fjala nëse e takon një person të pastrehë në Los Anxhelos; një amerikan thotë: ‘Çfarë bëri ai person për veten e tij?’ Ndërkohë nëse e takon një person të tillë te pastrehë në Francë; një francez thotë: ‘Çfarë ka bëri shteti? Si dështoi shteti ndaj tij?’”

Me këtë rast Desmond argumenton se shumë njerëz të pasur do të luftojnë kundër zhvendosjes së familjeve të varfra në lagjet e tyre. “Nëse mendoni për ligjet e zonimit—kështu ndërtojmë mure rreth komuniteteve tona, kështu shumë komunitete të pasura mbajnë jashtë jo vetëm banesat e përballueshme, por edhe çdo lloj banese shumëfamiljare,”.

Ndarja që krijohet përmes zonimit përjashtues kontribuon në pabarazitë racore në varfëri. “Është e pamundur të shkruash një libër të quajtur ‘Varfëria, sipas Amerikës’ pa shkruar edhe për racizmin,” vazhdon Desmond.

“Në Amerikën e bardhë nuk ka një ekuivalent të lagjeve tepër të ndara dhe të varfra në të cilat përfundojnë shumë familje zezake.”