Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special njofton se seancat gjyqësore kundër Grujica Veljoviq, i akuzuar për krime kundër njerëzimit gjatë luftës në Kosovë, do të mbahen më 29 dhe 30 prill 2026, nga ora 09:30, në mungesë të të akuzuarit.
Gjykata i bën thirrje Veljoviqit të dorëzohet dhe u kërkon qytetarëve që posedojnë informacion për vendndodhjen e tij ta raportojnë tek Policia e Kosovës ose organet kompetente.