Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Bota po digjet flakë për energji, Kosova po merret me zgjedhje terri

Bota po digjet flakë për energji, Kosova po merret me zgjedhje terri

Shkruan: Agron Hoti

Tashmë edhe fëmijët e kanë kuptuar që luftërat në glob janë duke u bërë për energji dhe vetëm energji. Evropa mu për shkak varësisë nga importi i energjisë rrëshqiti nga viti 2001-2022 pothuajse tërësisht nën kontroll të Moskës, me ç’rast Kosova ia pa sherrin, sepse iu mvesh Gjykata Speciale që eliminoi Krerët e UÇK-së nga skena politike dhe solli në pushtet forcat politike hapur anti-amerikane. Sikur Kosova mos ta kishte refuzuar termocentralin e ri, gazin amerikan dhe vetë politikën amerikane, sot do të kishte perspektivë ekonomike dhe nuk do t’i ikte rinia në përmasa të frikshme. Ky ka qenë sabotazh më i rëndë kundër shtetit të Kosovës, prej të cilit s’po mund të dalim më duke rrëshqitur nga bllokada në bllokadë dhe nga kriza në krizë drejt përtharjes së përpjekjeve kombëtare për ditë më të mira.