Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Drejtësi > Prokuroria e Speciales sfidon ligjet, dërgon prova kundër krerëve edhe pse rasti është mbyllur

Prokuroria e Speciales sfidon ligjet, dërgon prova kundër krerëve edhe pse rasti është mbyllur

Mbrojtja e ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i është drejtuar me një shkresë urgjente Trupit Gjykues në Hagë. Parashtresa e datës 13 mars, trajton shqetësimin se Prokuroria në rastin kundër krerëve të UÇK-së, “po vazhdon të paraqesë e dërgojë kundërligjshëm prova e materiale”, duke injoruar kështu krejtësisht faktin se çështja është mbyllur tanimë dhe rasti është në dorën e gjykatësve për verdiktin final.

Se palët nuk kanë të drejtë të dërgojnë më prova apo parashtresa pas mbylljes së çështjes, përveç në rastet kur shqyrtohet paraburgimi, e kishte theksuar vetë Kryetari i Trupit Gjykues, Charles Smith, në seancën që shënoi fundin e rastit kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.

“Para se ta mbyll çështjen, ua rikujtoj palëve dhe pjesëmarrësve se, në përputhje me Rregullin 136, në këtë fazë nuk mund t’i paraqiten më Trupit Gjykues parashtresa apo prova të tjera, përveç në rrethana të jashtëzakonshme dhe kur tregohet një arsye e fortë për këtë. Kjo, natyrisht, nuk përfshin çështjet që duhet të rishikohen rregullisht, siç është paraburgimi”, thoshte Smith, siç edhe vërtetohet në transkriptin zyrtar të mëposhtëm.