Qëndrim Kryeziu ka reaguar me kritika ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, lidhur me vendimet që, sipas tij, po merren në raport me Serbinë. Përmes një reagimi publik, Kryeziu ironizoi duke thënë se “nuk është Albini, por roboti”, duke aluduar se vendimet e fundit nuk përputhen me qëndrimet e mëhershme të Kurtit.
Ai përmendi edhe çështjen e pranimit të dokumenteve dhe vendimeve që, sipas tij, po shkojnë në favor të Serbisë, duke e lidhur këtë edhe me vendimin për 24 hektarët e tokës së Manastirit të Deçanit. Kryeziu theksoi se këto veprime po kalojnë pa reagim të madh në opinionin publik dhe se qytetarët janë mësuar t’i pranojnë pa kundërshtim.