Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > OVL e UÇK-së kritikon Kurtin për qasjen ndaj strukturave serbe

OVL e UÇK-së kritikon Kurtin për qasjen ndaj strukturave serbe

Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka reaguar me kritika ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar për, siç thonë ata, hipokrizi politike në raport me strukturat serbe në Kosovë.

Në reagimin e bërë publik nga Hysni Gucati, thuhet se është shqetësuese që deklarohet publikisht për shuarjen e strukturave paralele të Serbisë, ndërsa sipas tyre në praktikë po krijohen mekanizma që mund t’u japin rol atyre në zbatimin e ligjeve të Kosovës.

OVL-UÇK thekson se nuk do të heshtë ndaj politikave që, sipas tyre, mund të relativizojnë sakrificën e luftës së Ushtria Çlirimtare e Kosovës, duke shtuar se shteti i Kosovës është ndërtuar mbi sakrificën e dëshmorëve dhe nuk duhet të përdoret për interesa politike.

Sipas organizatës, çdo veprim që cenon këtë sakrificë do të përballet me reagimin e veteranëve dhe të gjithë atyre që e konsiderojnë shtetin e Kosovës si amanet të luftës çlirimtare.