Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Aksident në rrugën Prishtinë-Lipjan, katër të lënduar

Aksident në rrugën Prishtinë-Lipjan, katër të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë-Lipjan, ku tri automjete janë përplasur mes tyre pas humbjes së kontrollit.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, konfirmoi për Sinjalin se katër persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 19:40 kemi pranuar informatën për një aksident në rrugën Lipjan-Prishtinë. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit, katër persona janë lënduar. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rajonal.”