Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Boksieri nga Kosova, Luan Merseli, më 16 maj në ring në Ingolstadt të Gjermanisë

Boksieri nga Kosova, Luan Merseli, më 16 maj në ring në Ingolstadt të Gjermanisë

Boksieri nga Kosova Luan Merseli do të zhvillojë një tjetër përballje të rëndësishme në ring më 16 maj në qytetin e Ingolstadt, në Gjermani.

Adhuruesit e boksit dhe bashkatdhetarët në diasporë janë ftuar të jenë të pranishëm për ta mbështetur boksierin kosovar në këtë ndeshje, e cila pritet të mbledhë shumë sportdashës nga komuniteti shqiptar.

Murseli konsiderohet një talent premtues në ring dhe shumëkush beson se ai meriton përkrahjen e të gjithë shqiptarëve, veçanërisht të diasporës që jeton në Gjermani dhe në vendet përreth.

“Mirë se vini më 16 maj në Ingolstadt për të ndjekur meçin e boksierit nga Kosova, Luan Merseli. Ai është një sportist që meriton përkrahjen e të gjithëve”, thuhet në thirrjen drejtuar bashkatdhetarëve për të qenë pjesë e këtij eventi sportiv.

Mbështetësit e tij shprehen me simbolikë: “Luan i ri, u bëfsh si luani i madh”, duke i uruar suksese boksierit kosovar në rrugën e tij sportive.

Pritet që kjo ndeshje të jetë një moment i rëndësishëm për karrierën e Merselit, ndërsa prania e tifozëve shqiptarë në sallë do të jetë një motiv shtesë për sportistin nga Kosova.