Zyrtarisht tashmë Partia Demokratike e Kosovës ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Zyrtarët Publik.
Por se ky ligj do të dorëzohet tashmë në organin më të lartë juridik në vend edhe nga partia tjetër opozitare Lidhja Demokratike e Kosovës.
Sipas një njoftimi për media LDK do ta deponojë në Kushtetuese këtë ligj në orën 15:00.
Njoftimi:
“Sot (e premte), më datë 30 dhjetor 2022, në orën 15:00, Lidhja Demokratike e Kosovës dorëzon në Gjykatën Kushtetuese, Kërkesën për vlerësim të kushtetueshmërisë së Ligjit për Zyrtarët Publik”. /TV Arbëria