Alba mahnitë me pamjen e saj, poston foto nga Kalifornia

Ish-konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 2, Albana Vukaj,...

Vitia ka një lajm të mirë për pacientët e Neurokirurgjisë, ja cilat shërbime janë shtuar

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar qytetarët me...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

​Qeveria ndau mbi 37 milionë euro për KEK-un dhe KOSTT-in

Extra AL PVC

Qeveria e Kosovës ka ndarë 37 milionë e 500 mijë euro, siç ka thënë ajo, për siguri të furnizimit me energji elektrike dhe mbrojtje të sistemit energjetik. Prej tyre, 20 milionë i janë ndarë KEK-ut, ndërsa 17 milionë e 500 mijë janë ndarë për KOSTT-in, mjete këto të cilat do të merren nga kursimet buxhetore.

Në një komunikatë për media u bë e ditur se këtë vendim ekzekutivi e ka marrë në një mbledhje elektronike.

“Qeveria e Republikës së Kosovës, ka zhvilluar mbledhje elektronike në të cilën ka miratuar: Kërkesën e Ministrisë së Ekonomisë për ndarje të mjeteve buxhetore për siguri të furnizimit me energji elektrike dhe mbrojtje të sistemit energjetik, në vlerë prej 37,500,000.00 € (tridhjetë e shtatë milionë e pesëqind mijë euro), nga të cilat 20,000,000.00 € (njëzet milionë euro) janë ndarë për Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) me rastin e vendosjes së Obligimit të Shërbimit Publik nga Qeveria e Republikës së Kosovës, si dhe 17,500,000.00 € (shtatëmbëdhjetë milionë e pesëqind mijë euro) janë ndarë për Operatorin e Sistemit të Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) për pagesa të borxheve ndaj Rrjetit Evropian të Operatorëve të Sistemit të Transmisionit të Energjisë Elektrike”, thuhet në komunikatë.

Qeveria ka dhënë edhe sqarime tjera që lidhen me vendimin.

“Ky vendim shërben në zbatim të vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës me numër 02/117 përmes të cilit, në bazë të interesit publik, Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), si ndërmarrje publike e energjisë, i është vendosur obligimi për shërbim publik për të ndihmuar sigurinë e furnizimit me energji elektrike dhe shmangien e devijimeve në sistemin energjetik të Kosovës, për periudhën 1 janar 2023 deri më 15 mars 2023 deri në 185 GWh, në rastet kur nuk plotësohen të gjitha kërkesat e furnizimit me energji elektrike. Sipas këtij obligimi, KEK obligohet të importojë mungesën e sasisë së energjisë elektrike atëherë kur kapacitetet vendore gjeneruese dhe importi i siguruar nga ndërmarrjet tjera të energjisë është i pamjaftueshëm për të mbuluar të gjithë kërkesën e Kosovës për energji elektrike. Vendimi në të njëjtën kohë i përgjigjet kërkesës me Nr.prot.1704, të pranuar nga KOSTT, për pagesa të borxheve ndaj Rrjetit Evropian të Operatorëve të Sistemit të Transmisionit të Energjisë Elektrike, si dhe kërkesës së Ministrisë së Ekonomisë me Nr.prot. 373”, thuhet po aty. /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Alba mahnitë me pamjen e saj, poston foto nga Kalifornia

Ish-konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 2, Albana Vukaj,...

Vitia ka një lajm të mirë për pacientët e Neurokirurgjisë, ja cilat shërbime janë shtuar

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar qytetarët me...

Kurti: Zgjerimi i BE-së, përgjigja më e mirë ndaj atyre që e kërcënojnë paqen

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, pas takimit që ka...

“Synonin të vrisnin 4 mijë njerëz njëkohësisht”, shefi i Hezbollahut akuza Izraelit për shpërthimet në Liban: Kaloi vijën e kuqe

Kreu i Hezbollahut , Hassan Nasrallah, ka nisur fjalimin e tij të parë publik që nga shpërthimet vdekjeprurëse të martën dhe të mërkurën në...

Alba mahnitë me pamjen e saj, poston foto nga Kalifornia

Ish-konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 2, Albana Vukaj,  po merr vëmendjen edhe pas këtij formatit. Ajo po shijon kohë jashtë Kosovës, e nëpër rrugët...

Vitia ka një lajm të mirë për pacientët e Neurokirurgjisë, ja cilat shërbime janë shtuar

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar qytetarët me shërbimet e reja në Neurokirurgji. Ai ka deklaruar se katër operime përfunduan me sukses tek rastet...