Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > A po ngushtohet hapësira politike e Presidentit Trump për vazhdimin e luftës kundër Iranit?

A po ngushtohet hapësira politike e Presidentit Trump për vazhdimin e luftës kundër Iranit?

Shkruan: Afrim Kasolli

Që diten e fillimit të sulmeve ushtarake amerikane dhe izrealite mbi Iranin pata në një debat në Tv Arbëria, për këtë temë, pata pohuar se është e paqartë sesa mund ta dobësojë regjimin teoktratik në Tehran ky aksion militar.

Madje ekzistonte rreziku qe rritej edhe me shumë kohezioni i brendshëm per shkak të një intervenimi të tillë. Ky skenar shihej edhe nga reagimi punblik pas vdekjes se Ajatollahut. Është e vërtetë se shumë qytetarë shiheshin te entuziasmuar per këtë eliminim. Por po ashtu, nuk mungonte as pikëllimi i madh shoqëror. Pamje këto qe i pasqyronin dy gjendje të ndryshme në Iran.

Ndërkohë, sic shkruan sot mediumi Reuters, në shkrimin “US intelligence says Iran government is not at risk of collapse, say sources” sipas te dhenave te Agjencive te sigurisë se SHBA-ve edhe përkunder bombardimeve te vazhdueshme, nuk duket qe pushteti ne Iran ndodhet para nje kolapsi te shpejtë. Po ashtu, as mundësia e një kryengritje të mundshme veçanërisht nga pjesëtarët e komunitetit kurd nuk po shihet si opsion.

 

Ndërkohë, sa me shumë që vazhdon kjo luftë aq më shumë do te shtohet presioni i brendshëm mbi presidentin Trump. Sepse i njëjti një pjesë të mbështetjes elektorale e gëzon nga Levizja MAGA, e cila siç dihet mban qëndrim refuzues ndaj intervenimeve të tilla amerikane.

Në këtë situatë i njëjti ndodhet ndërmjet dy presioneve, në njërën anë për ta finalizuar misionin në Iran që duket gjithnjë e më i largët dhe në anën tjetër nga detyrimi për ta shpallur se më shpejt një fitore spektakulare ushtarake.