Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Komuna e Gjakovës gëzon 10 fëmijë pa përkujdesje prindërore

Komuna e Gjakovës gëzon 10 fëmijë pa përkujdesje prindërore

Komuna e Gjakovës ka ndarë dhurata për 10 fëmijët që janë pa përkujdesje prindërore.

Drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Adelina Shehu tha se gjashtë familje përkujdesen për këta fëmijë.

Shehu tha se krahas dhuratave që po iu dhurojnë sot gjatë vitit iu kanë dhuruar edhe tabletë.

Shehu: Gjithmonë jemi afër fëmijëve pa përkujdesje prindërore

“Këto janë gjashtë familje që përkujdesen për 10 fëmijë pa përkujdesje prindërore ne si drejtori e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale është hera e tretë që i ftojmë. Nuk është që i ftojmë vetëm sot për shpërndarje të dhuratave, para katër muajve iu kemi dhuruar tabletë, i ftojmë edhe gjatë verës në një aktivitet që i dërgojmë në lodra. Gjithmonë iu rrimë me afër për shkak të gjendjes se tyre”, tha ajo.

E me qëllim që të jenë afër këtyre fëmijëve, Shehu u shpreh se në fundvit kanë vendosur t’i gëzojnë këta fëmijë me disa dhurata.

Shehu: Për fundvit fëmijët po i gëzojmë me dhurata

“Përfundon edhe vitit 2022 dhe i kemi ftuar për një dhuratë dhe koktej”, tha shkurt Shehu. 

/TV Arbëria