Në një debat të zhvilluar mbrëmë në TV Dukagjini, Qëndrim Kryeziu theksoi se përplasja ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani ka një efekt të dobishëm vetëm për një gjë: ajo i çliron qytetarët nga iluzionet për udhëheqësit e tyre.
Sipas Kryeziut, ky konflikt tregon se asnjëri prej tyre nuk është alternativë e shëndetshme për shtetin dhe se modeli i tyre i pushtetit është i dëmshëm. Ai theksoi se sa më shpejt të përfundojë kjo qasje, aq më shpejt Kosova mund të kthehet në rrugën e konsolidimit të shtetit.
Kryeziu e lidhi situatën aktuale me trashëgiminë e ish-kryeministrit dhe ish-presidentit Hashim Thaçi, duke theksuar se fryma e themeluesve të shtetit të Kosovës, sipas tij, do të gjejë rrugën e rikthimit historik, krahasueshme në përmasa me veprën e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut.