Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Kryeziu reagon ndaj Kurtit: Po keqpërdoren edhe emrat e të ndjerëve për propagandë

Kryeziu reagon ndaj Kurtit: Po keqpërdoren edhe emrat e të ndjerëve për propagandë

 Qëndrim Kryeziu ka reaguar përmes një postimi në Facebook, duke kritikuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe Lëvizjen Vetëvendosje për atë që ai e cilëson si “politikë morbide”.

Sipas Kryeziut, Kurti po keqpërdor jo vetëm të gjallët për qëllime politike, por edhe emrat e personave të ndjerë. Ai pretendon se në rrjetet sociale po shpërndahen postime propaganduese ku thuhet se figura të ndryshme po lavdërojnë punën dhe angazhimin e kryeministrit.

Në reagimin e tij, ai përmend edhe rastin e ish-aktivistit të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe publicistit Enver Maloku, për të cilin, sipas tij, kanë qarkulluar pretendime se kishte deklaruar se Kurti po mbrohej nga një “analfabetizëm kushtetues”.

Kryeziu thekson se Enver Maloku, i cili u vra më 11 janar 1999, nuk mund të përdoret për deklarata të tilla dhe se përdorimi i emrit të tij në këtë kontekst përbën manipulim dhe propagandë politike.

“Ky fakt tregon mjerimin se ku është katandisur sot politika morbide e Vetëvendosjes, ku tashmë nuk po lihen rehat as shpirtrat e atyre që gjenden në panteonin e përjetësisë, vetëm për të shpërhapur mjegull e propagandë për hir të mbijetesës politike”, ka shkruar Kryeziu në Facebook