Një qytetar në Leposaviq është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar të maskuar.
Në raportin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se i njëjti ka raportuar se të njëjtit persona i kanë hequr edhe targat e veturës.
“Leposaviq 28.12.2022 – 00:00. Ankuesi mashkull ka informuar se është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar të maskuar, ku të njëjtit i kanë hequr edhe targat e veturës së tij”, thuhet aty.
Rasti është duke u hetuar.
/TV Arbëria