Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Takim me rëndësi shpirtërore dhe historike për vazhdimësinë e trashëgimisë së Fan Nolit

Takim me rëndësi shpirtërore dhe historike për vazhdimësinë e trashëgimisë së Fan Nolit

 

Sot, Kryepiskopi i Kosovës, Hirësia e Tij Nikolla, zhvilloi një takim të veçantë me Hirësinë Pangrati, trashëgimtarin shpirtëror të Imzot Fan Nolit, në Manastirin e Shën Panteleimonit në Greqi. Ky takim u karakterizua nga një frymë e thellë vëllazërie në Krishtin dhe respekt për traditën dhe trashëgiminë e Kishës Ortodokse.

Gjatë takimit, Hirësia Pangrati ndau kujtime të çmuara nga koha kur kishte qenë pranë Imzot Fan Nolit, duke rikujtuar përkushtimin e tij të jashtëzakonshëm ndaj Kishës, liturgjisë dhe shërbimit ndaj besimtarëve. Ai theksoi se amanetet shpirtërore të Fan Nolit vazhdojnë të jetojnë dhe duhet të përcillen tek pasardhësit e tij shpirtërorë si një përgjegjësi e shenjtë për të ruajtur besimin ortodoks, traditën apostolike dhe unitetin e komunitetit të besimtarëve.

Hirësia Pangrati përgëzoi Kryepiskopin e Kosovës për vazhdimësinë e linjës fanoliane dhe për përkushtimin në shërbim të Kishës dhe besimtarëve të Kosovës. Ai theksoi se madhështia e Fan Nolit nuk qëndronte vetëm në dijen e tij teologjike dhe veprimtarinë kishtare, por edhe në aftësinë e tij për të bashkuar besimtarët rreth Kishës dhe Atdheut. Shërbimi i tij shpirtëror në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përveç shqiptarëve, tërhoqi dhe bashkoi ortodoksë nga komunitete dhe etni të ndryshme, duke krijuar një frymë të thellë baritore dhe uniteti.

Ky takim dëshmon se trashëgimia shpirtërore e Fan Nolit mbetet një dritë udhërrëfyese për brezat e sotëm dhe të ardhshëm, duke riafirmuar misionin e Kishës për të bashkuar besimtarët në të njëjtin besim, liturgji dhe dashuri në Krishtin.