Policia në Fushë Kosovë dhe në fshatin Shkabaj të Obiliqit ka sekuestruar rreth dy kilogramë marihuanë dhe ka arrestuar katër persona.
Siç bëhet e ditur në raport 24 orësh të policisë të gjithë të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Më poshtë i gjeni rastet e raportuara në Polici:
“Rruga “Hysen Gjakolli”, Fushë Kosovë 28.12.2022 – 22:45. Si rezultat i punës policore, është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi që në banesën e tij i janë gjetur dhe konfiskuar 598.81 gram substancë narkotike e llojit marihuanë, 6 telefona, 4 peshore, 1 mulli dhe 151.11 euro para të gatshme. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”.
“Fshati, Shkabaj, Obiliq 29.12.2022 – 11:00. Njësitet policore kanë arrestuar tre të dyshuar një mashkull dhe një femër e një mashkull shtetas të Shqipërisë, pasi gjatë kontrollit te të njëjtit janë gjetur dhe konfiskuar 1214,75 gram substancë narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit në cilësi të provave materiale janë sekuestruar: një telefon, një peshore digjitale, një mulli, para të gatshme 8100€ . Po ashtu me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”. /TV Arbëria