Analisti politik Avni Arifi, ka reaguar në lidhje me deklaratat që Presidentja Vjosa Osmani ka dhënë dje dhe raportet mes saj e kryeministrit Albin Kurti.
Ai ka thënë se raporti mes tyre filloi si historia më e madhe e shpresës politike në Kosovë, ku Kurti premtonte zhvillim dhe drejtësi ndërsa sipas tij Osmani mendonte se bota sillet rreth saj.
“Ajo ishte krijesë politike e LDK-së, aty u rrit, aty u edukua politikisht e aty u ba emën, por në momentin vendimtar braktisi kolegët e vet dhe e rrotulloj sofrën përmbys për karrike të presidentit. Ai, në anën tjetër, me logjikën e shkollës staliniste të politikës, nuk njeh shok, partner as koleg. Ai njeh veç vartës që i përdor sa i duhen, i shtrydh si limonin dhe pastaj i gjuan. E gjatë, shumë e gjatë është lista e limonave të tij”, ka shkruar Arifi.
Ai ka thënë se këta të dy flisnin për parime, për shtet e për ndryshim ndërsa në realitet përdorën pranimin e mashtrimit dhe thikës pas shpine, duke ia humbur shtetit të Kosovës gjashtë vite dhe duke e ndryshuar atë për të keq.
“Tash këtij tipit nuk i duhet më ajo, se limoni s’qet mo, por asaj madamit po i duhet ai. Po vajton sa shumë e ka dashtë e i ka shërbye. Klithma e zhurmë pa pikë dinjiteti. Vdiq shpresa. Por në politikë shpresa e rreme zgjat veç sa zgjat interesi. Telenovel e dobët turke me plot të marrë që synojnë të gjejnë fajtorin e me plot servilë që e lavdérojné të vetin e e shajnë tjetrin. Lum Kosova për parimet që keni”, ka shkruar Arifi në Facebook