Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Takim emocional mes Ramiz Lladrovci dhe Haxhi Shala pas më shumë se dy vitesh

Takim emocional mes Ramiz Lladrovci dhe Haxhi Shala pas më shumë se dy vitesh

Ramiz Lladrovci ka bërë të ditur se është takuar me ish-komandantin e UÇK-së, Haxhi Shala, pas lirimit të këtij të fundit nga paraburgimi në Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Lladrovci ka thënë se takimi me të, pas një kohe të gjatë, ishte mjaft emocional, pasi rikujtuan ngjarje të ndryshme dhe në veçanti pasojat e një procesi që ai e cilësoi të padrejtë.

Sipas tij, zhvillimet që lidhen me drejtësinë në Hagë kanë lënë shumë pikëpyetje, duke përmendur dëshmitarë jokredibilë, kohë të pabarabartë për trajtimin e çështjeve dhe akuza që, sipas tij, ngjajnë me ato të ish-regjimit jugosllav.

Ai shtoi se me komandantin e njohur si “Topi” diskutuan edhe për rrethanat e burgimit të tij, akuzat me të cilat u përball dhe periudhën mbi dyvjeçare që kaloi në paraburgim.

Në fund të takimit, Lladrovci tha se në shenjë nderimi i dhuroi librin Përjetësia e dyfishtë, të autorit Bedri Islami, kushtuar heronjve Fehmi Lladrovci dhe Xhevë Lladrovci.