Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të KEDS-it, Blend Behluli dhe Endrit Kuleta, të akuzuar për “Pranimi i ryshfetit në sektorin privat”.
Sipas aktakuzës, ata dyshohet se kërkuan 400 euro nga një qytetar për të përshpejtuar vendosjen e njehsorit elektrik në lokal, duke kërcënuar se në të kundërtën procedura do të vonohej 5–6 muaj.
Të pandehurit janë arrestuar në flagrancë dhe rasti do të gjykohet sipas ligjit.