Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 20 vjet burgim Nazmije Millakun për vrasjen e kunatit të saj, Xh.M., më 20 gusht 2024 në Prishtinë.
Sipas gjykatës, ajo e qëlloi viktimën disa herë me armë zjarri në korridorin e përbashkët të shtëpisë, duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse. Autopsia konstatoi 18 plagë nga 11 të shtëna.
Millaku u lirua nga akuza për armëmbajtje pa leje, ndërsa arma u urdhërua të konfiskohet dhe shkatërrohet.
Gjithashtu, ajo duhet të paguajë 250 euro shpenzime procedurale.