Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka falënderuar Kosovën për strehimin e pesë gazetarëve afgan në Kosovë.
Përmes një postimi në twitter Rohde ka thënë se kjo vepër u përkrah edhe nga Gjermania.
“E falënderojmë Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës për ofrim të strehimit në Kosovë për pesë gazetarë nga Afganistani me përkrahje të Gjermanisë në bashkëpunim me organizatat partnere AGK dhe ECPMF” – shkroi Rohde.
Ambasadori tutje potencoi se ky veprim paraqet kontribut për sigurinë e gazetarëve dhe lirinë e shtypit.
“Mbështetje kuptimplote për mbrojtjen e lirisë së shtypit, kontribut i prekshëm për sigurinë e gazetarëve dhe përkushtim i qartë ndaj vlerave tona të përbashkëta. Mirënjohës për këtë bashkëpunim të rëndësishëm në kohë sfiduese”, shtoi ai.
Kosova ka ofruar strehim edhe për gazetarët nga Ukraina.
We thank @MFAKOSOVO for offering shelter in 🇽🇰 to five journalists from Afghanistan with the support of 🇩🇪 in cooperation with partner organizations @ECPMF and @AGK_AJK.
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) December 29, 2022
/TV Arbëria