Janina Ymeri ka pranuar sot në shtëpi ankesën e Korporatës Energjetike të Kosovës Sh.a (KEK Sh.a), pas aktvendimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës, e cila kishte hedhur poshtë padinë kundër saj.
“Beteja nuk po ndalet, edhe pse është e kotë. Do të qëndroj kundër këtij pushteti kuazi-totalitar, hajnisë dhe mashtrimit, pavarësisht tentativave për përndjekje e linçim,” shkruan Ymeri në Facebook.