Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Bajqinovci: Jam i bindur që Osmani mund të dalë si kandidate duke ndihmuar që vendi t’i shmang zgjedhjet

Bajqinovci: Jam i bindur që Osmani mund të dalë si kandidate duke ndihmuar që vendi t’i shmang zgjedhjet

Mefail Bajqinovci, deklaron se vendi nuk ka nevojë për zgjedhje të reja.

Ai ka akuzuar opozitën që po “shkakton zgjedhje”, ndërsa thotë se është i bindur që “Presidentja nuk është si opozita, ajo  mund të dalë si kandidate duke ndihmuar që vendi t’i shmang zgjedhjet e reja”.

Reagimi i tij i plotë:

Vendi nuk ka nevojë për zgjedhje të reja. Lëvizja i ka ofruar nënshkrimet si për opozitën, ashtu edhe për Presidenten Vjosa Osmani.

Dyshoj që opozita ofron kandidatë, sepse nuk është hera e parë që  shkaktojnë zgjedhje.

Por i bindur që Presidentja nuk është si opozita, ajo  mund të dalë si kandidate duke ndihmuar që vendi t’i shmang zgjedhjet e reja.