Një grua është arrestuar dje në Malishevë, pasi ka sulmuar fizikisht burrin e saj.
Policia sot ka informuar se burri ka pranuar tretman mjekësor.
“Është arrestuar e dyshuara femër për shkak se kishte sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj, viktimën mashkull. Viktimës i është ofruar tretmani mjekësore, ndërsa e dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.”, është bërë e ditur në raportin 24 orësh të Policisë. /TV Arbëria