Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Astrit Gashi: Djegia e shtëpisë së Enver Hoxha nuk është akt demokracie, por vandalizëm

Astrit Gashi: Djegia e shtëpisë së Enver Hoxha nuk është akt demokracie, por vandalizëm

 

Astrit Gashi ka reaguar pas djegies së shtëpisë së ish-udhëheqësit komunist Enver Hoxha, duke e cilësuar këtë veprim si një akt vandalizmi dhe jo shprehje të demokracisë.

Sipas tij, protestuesit që djegin objekte historike, pavarësisht figurës që ato përfaqësojnë, nuk veprojnë në emër të demokracisë, por si një turmë që zëvendëson arsyen me dhunën dhe urrejtjen.

“Demokracia nuk lufton historinë me flakë, por me të vërtetën. Ajo nuk ndërton drejtësi duke shkatërruar kujtesën, por duke e ballafaquar të kaluarën me fakte, dokumente dhe debat publik,” ka shkruar Gashi.

Ai thekson se demokracia kërkon guxim për t’u përballur me historinë, jo për ta zhdukur atë, duke shtuar se djegia e objekteve nuk përfaqëson drejtësi, por turp për shoqërinë.

Në reagimin e tij, Gashi përfundon se figurat historike gjykohen nga historia dhe jo nga aktet e dhunshme.