Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Kuka: Presidenca shqiptare refuzoi shtetësinë shqiptare për Laura Fazliun

Kuka: Presidenca shqiptare refuzoi shtetësinë shqiptare për Laura Fazliun

Përmes një statusi në “Facebook”, trajneri i ekipit të Kosovës të xhudos, Driton Kuka ka zbuluar se presidenca shqiptare e ka refuzuar Laura Fazliu që të marr nënshtetësinë e Shqipërisë.

Si pasoj e kësaj, para disa muajsh Laura nuk kishte pasur mundësi të udhëtonte me ekipin në Azerbajxhan shkaku i pasaportës.

Kuka tha se presidenca e Shqipërisë e refuzoi për shtetësi shqiptare Fazliun, duke i cilësuar të mjerë ata që nuk e njohin një vajzë që po e bënë kombin shqiptar krenar kudo në botë.

“Laura Fazliu në një ndër fitoret e saj në World Judo Masters!

Edhe një informatë për Laurën, përkundër që nga Ministria Brendshme dhe Ministria e Arsimit dhe Sportit mori miratimin, ajo nga ekspertë të Presidencës Shqiptare u refuzua për Shtetësi Shqiptare!

I mjerë ai që nuk e sheh një vajzë që po bën krenar çdo Shqiptar kudo në Botë që nuk qenka interes Kombëtar! Laura s’mundi të udhëtoj në Azerbajxhan shkaku i pasaportës, muaj më parë!

Faleminderit Qeverisë Shqiptare por sinqerisht ‘ekspertët’ në Presidencë janë të mjerë. Flamur Gashi deri sa ishte në Presidencën Shqiptare s’kemi pas kurrë probleme të tilla!”, shkroi Kuka në “Facebook”.

Postimin e Kukës pa ndërhyrje e gjeni më poshtë:

/TV Arbëria