Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Mediat izraelite: Ka indikacione se Khamenei është vrarë

Mediat izraelite: Ka indikacione se Khamenei është vrarë

Izraeli po vlerëson mundësinë që Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ali Khamenei, të ketë mbetur i vrarë nga një sulm izraelit i kryer më herët gjatë ditës së sotme.

Lajmi është raportuar nga televizioni izraelit Channel 12, i cili citon burime të paidentifikuara brenda Izraelit dhe flet për “indikacione në rritje” që ai të jetë vrarë.

Megjithatë, deri tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për fatin e Khameneit. Sipas raportimit fillestar të Channel 12, vlerësimi i autoriteteve izraelite ishte se ai “ka mbetur i plagosur”. Televizioni thekson se ky përfundim nuk bazohet në imazhe satelitore të kompleksit presidencial – i cili raportohet se është goditur rëndë, por në informacione të siguruara nga burime të tjera konfidenciale.

Po ashtu, televizioni izraelit njofton se sulmet e sotme kanë shkaktuar “dëme shumë të konsiderueshme” në strukturat drejtuese të regjimit iranian, përfshirë edhe komandantë të lartë ushtarakë.