Alarm për bombë, avioni i nisur nga Varshava bën ulje emergjente në Podgoricë

Një aeroplan i një kompanie polake ka bërë pasditen...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

SBAShK-u i propozon BSPK-së ta mbyll grevën e pezulluar më 1 tetor

Extra AL PVC

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) i ka propozuar Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) që të mbyllet greva, që ishte pezulluar më 1 tetor.

Pas takimin me kryetarë të nivelit komunal sindikal dhe universiteteve, SBASHK-u ka thënë se i është përmbushur kërkesa kryesore, pra ajo e miratimit të Ligjit për Paga.

Në njoftim thuhet se, në përmbyllje të vitit 2022, Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës së Kosovës (SBAShK) ka mbajtur takim me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të Universiteteve. Fillimisht janë takuar anëtarët e kryesisë dhe të Këshillit Grevist dhe kanë analizuar situatën aktuale.

Duke u nisur nga fakti se Ligji i pagave është votuar nga Parlamenti dhe pritet të nis implementimi i tij në shkurtin e vitit 2023 e që ishte kërkesë kryesore e SBASHK-ut, Kryesia dhe Këshilli Grevist kanë dalë para kryetarëve të nivelit komunal sindikal e të Universiteteve me propozimin që SBASHK-u t’i drejtohet BSPK-së që të merret vendim për mbylljen e grevës së pezulluar më 1 tetor 2022. Këtë propozim pjesëmarrësit e këtij takimi e kanë aprovuar unanimisht pas diskutimeve që janë zhvilluar lidhur me këtë çështje.

Pas kësaj kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të Universiteteve kanë marrë nga një ekzemplarë të revistës vjetore “Rrugëtimi i SBASHK-ut 2022” për secilën shoqatë sindikale në komunat e tyre, gjegjësisht në Universitete.

Në këtë takim u mor vendim që të përgatitet një agjendë e takimeve nëpër komuna dhe Universitete, e cila do të nis se realizuari nga janari i vitit 2023.   /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Alarm për bombë, avioni i nisur nga Varshava bën ulje emergjente në Podgoricë

Një aeroplan i një kompanie polake ka bërë pasditen...

“Kush je ti që e përfaqëson komunitetin LGBT – pajtohna edhe me Burdushin”, Valon Syla i reagon ashpër Klinakut

Abdullah Klinaku politikan e pyeti analistin Valon Syla “kush...

Vrasja e biznesmenit Bedri Rexhepi, bashkëshortja e njërit të akuzuar thotë se nga mediat ka kuptuar për zhdukjen e tij

Bashkëshortja e të akuzuarit, Jeton Vllasaliu, në cilësinë e...

“Tung e ki, a të thashë mos fol sene që s’i din”, nxehet debati mes Zana Avdiu e Azdren Shalës

“Koalicionet fetare dhe kauza për Familjen”, është tema që...

Alarm për bombë, avioni i nisur nga Varshava bën ulje emergjente në Podgoricë

Një aeroplan i një kompanie polake ka bërë pasditen e sotme ulje emergjente në aeroportin e Podgoricës, pasi kapiteni raportoi se kishte informacion se...

“Kush je ti që e përfaqëson komunitetin LGBT – pajtohna edhe me Burdushin”, Valon Syla i reagon ashpër Klinakut

Abdullah Klinaku politikan e pyeti analistin Valon Syla “kush je ti që e përfaqëson LGBT-në”, në Pressing në T7. Pjesë nga debati mes tyre: Klinaku: Ju...

Vrasja e biznesmenit Bedri Rexhepi, bashkëshortja e njërit të akuzuar thotë se nga mediat ka kuptuar për zhdukjen e tij

Bashkëshortja e të akuzuarit, Jeton Vllasaliu, në cilësinë e dëshmitares, Nadire Gashi, deklaroi se për zhdukjen e tani të ndjerit Bedri Rexhepi kishte kuptuar...