Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > A po inskenohet një bllokadë e re brendshme si mjet për të shpëtuar nga presioni i ri amerikan për marrëveshje me Serbinë?

A po inskenohet një bllokadë e re brendshme si mjet për të shpëtuar nga presioni i ri amerikan për marrëveshje me Serbinë?

Shkruan: Afrim Kasolli

Ndonëse nuk ka asnjë indikacion të qartë, megjithate sidmos në qarqet analitike në Serbi gjithnjë e më tepër po spekulohet për një marrëveshje të re të mundshme të dizajnuar nga administrata Trump 2 për Kosovën dhe Serbinë.

Ditë më parë analisti Dushan Janiç në emisionin “Balkan Talks” ka pohuar ku se pas muajit mars mund të pritet një hiperaktivizim më i madh i kesaj administrate në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Sipas tij e para do të kemi “insistim për një marrëveshje të re dhe e dyta miratimin në Kongres të planit të Grenwell dhe Donald Trump, që çon përpara çështjen e komunikimit ekonomik dhe bashkëpunimit ekonomik” .

Në linjë me këtë tezë, duke i referuar vizitës së papritur të ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriç në Departamentin e Shtetit si dhe takimit me Sekretarin amerikan Marko Rubio, ish-diplomatit serb, Nebojsha Vujoviq, ka shkruar se kjo vizitë e befasishme, ‘lidhet me një marrëveshje sekrete të sponsorizuar nga SHBA për njohjen e Kosovës shtet”.

Sidoqoftë, sesa mund të jenë të vërteta këto pretendime mbetet të shihet. Megjithatë vlen të veçohet edhe takimi ndërmjet Presidentes Vjosa Osmani me top diplomatin amerikan, pak dite para këtij të fundit me atë serb. Aranzhime këto që nuk duken të rastësishme në shikim të parë.

Sidoqoftë, ajo që tashmë ka karakter zyrtar mbetet qëndrimi i SHBA-ve ndaj Kosovës dhe Serbisë për t’i zbatuar obligimet e tyre që dalin nga Marrëveshje bazë e Brukselit dhe Aneksi i Zbatimit të Ohrit. Po ashtu, ka kohë që është shtuar gjithnjë e më tepër presioni diplomatik amerikan mbi Serbinë për t’u pavarësuar nga burimet energjetike ruse.

Në anën tjetër, Kosova rrezikon të futet në një krizë dhe bllokadë të re politike nëse partitë parlamentare nuk ia dalin që deri me 4 mars ta zgjedhin Presidentin/en e ri të shtetit. Madje ka gjasa që pikërisht kjo temë të përdorët si pretekst nga Kryeministri Albin Kurti, pikërisht për të shpëtuar nga urgani i ri diplomatik i administratës Trump. Sidomos, kur dihet se me vonë po ashtu edhe Serbia do të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare.