Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Mësimdhënësi Haki Koraqi: Sikur të ishte i shnoshë Kuvendi i Kosovës, fenë islame do ta shpallte organizatë terroriste

Mësimdhënësi Haki Koraqi: Sikur të ishte i shnoshë Kuvendi i Kosovës, fenë islame do ta shpallte organizatë terroriste

Mësimdhënësi i Matematikës nga Gjimnazi “Skënderbeu” në Komunën e Kaçanikut, Haki Koraqi, së fundi ka bërë një koment skandaloz në rrjetin social Facebook, duke kërkuar dhe duke shfaqur dëshirën e tij që Kuvendi i Republikës së Kosovës ta shpallë fenë islame si organizatë terroriste, përcjell Epiqendra.

Komentin e tij me plot gjuhë të urrejtjes Koraqi e bëri në një postim të Belsiar Jezercit, anëtarit të Lëvizjes së Deçanit, një lëvizje përçarëse antiislame, ku ky i fundit bëri një reagim në shkrimin “Jam i shqetësuar në maksimum me gjendjen alarmante të kombit.”

Jezerci, duke kundërshtuar në mënyrë makabre dhe skandaloze identitetin fetar islam të shumicës shqiptare, ndër të tjerash pretendon se myslimanët në përqindje të lartë duhet të trajtohen në klinikat neuropsikiatrike.

“Si është e mundur një pjesë e konsideruar e dardanëve të manipulohen nga klerikë islamistë antishqiptarë të cilët janë në shërbim të shteteve antishqiptare?! Nuk gaboj fare të deklaroj se ndoshta 50% e shqiptarëve duhet të trajtohen në klinikat neuropsikiatrike”, shkruan Belsiar Jezerci, duke fyer kështu të drejtën kushtetuese të qytetarëve për shprehjen e bindjeve fetare, ndërsa duke i trajtuar besimtarët si njerëz me probleme neuropsikiatrike.

Jezerci kishte marrë shumë komente mbështetëse nga njerëz të frustruar, islamofobë, përplot urrejtje patologjike, që rrezikojnë tolerancën dhe bashkëjetesën fetare, që përdorin premisa raciste ndaj Islamit dhe myslimanëve, ku ndër të tjera edhe mësimdhënësi i matematikës nga Kaçaniku, Haki Koraqi, një mësimdhënës që njihet si provokator i komunitetit mysliman në Kaçanik, një model i keq i një mësimdhënësi, kishte komentuar: “Kuvendi i R. Kosovës është i dobët. Sikur të ishte i shnoshë, atëherë fenë islame e shpallë organizatë terroriste.”

Komenti fyes dhe racist i islamofobit, mësimdhënësit të matematikës nga Gjimnazi “Skënderbeu” në Kaçanik, Haki Koraqi.

Një mësimdhënës i cili paguhet nga taksat publike të qytetarëve të Komunës së Kaçanikut dhe më gjerë, fyen identitetin dhe fenë shumicë të po këtij komuniteti, duke e cilësuar më cilësimin më të rëndë “organizatë terroriste”. Ky cilësim në aspektin sociologjik dhe juridik ka mjaftueshëm elemente për t’u kualifikuar si gjuhë e urrejtjes me elemente penale dhe ky mësimdhënës përveç që duhet suspenduar apo privuar nga profesioni i mësimdhënësit, duhet të ndiqet penalisht gjithashtu.

Ai mbetet shembulli më i keq i një mësimdhënësi racist, diskriminues, fyes, intolerant, ndaj të cilit shumë qytetarë nga Kaçaniku ankohen në vazhdimësi për provokime të ulta, duke lënduar të drejtat dhe sentimentet e qytetarëve. Ai në fakt tregon se është një injorant i thellë pavarësisht se gëzon pozitën e mësimdhënësit sepse nuk di të bëjë dallimin ndërmjet fesë dhe organizatës, pasi Islamin e quan organizatë!

Komuna e Kaçanikut, Drejtoria e Arsimit, duhet urgjentisht ta rishikojë pozitën e Haki Koraqit dhe të mos lejojë në gjirin e mësimdhënësve njerëz që nxitin urrejtje./EPIQENDRA.COM/