Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > A është Vjosa Osmani kandidatja e “domosdoshme” edhe për një mandat të dytë presidencial?

A është Vjosa Osmani kandidatja e “domosdoshme” edhe për një mandat të dytë presidencial?

Shkruan: Afrim Kasollli

Arsyetimi i sotem i ministrit të Jashtëm Glauk Konjufca, se pse kjo parti nuk ka një emër të përveçëm për President, padyshim se e paraqet kulmin “filozofik” të “kryqezates se heshtur” të këtij subjekti politik kundër nomiminit te Vjosa Osmanit.

 

Sipas tij një gjë e tillë po behet ndër të tjera edhe me qellim që “përmes një emri të përveçëm të mos mbështetet për muri opozita”. Pra e pritëm edhe këtë ditë, ku sipas këndvështrimit të Lëvizjes Vetëvendosje, me synim që të kursehet opozita duhet të sakrifikohet ambicia presidenciale e Vjosa Osmanit për një mandat të dytë.

Sidoqoftë, ky ndryshim i pozicioneve a do të thotë se sot me sfiduese për pushtetin është bërë Presidentja aktuale, sesa opozita? Ku e para është garance më e madhe, sado minimale që mund të jetë ajo e ruajtjes se poliarkisë institucionale, sesa opozita në raport me hegjemoninë e partise fituese të zgjedhjeve? Dhe se pikërisht në kohën kur e njëjta filloi te shndërrohet në agjente të dobishme për Kosovën, po margjinalizohet nga partia fituese e zgjedhjeve.

Natyrisht, është herët të konsiderohen të vërteta këto pandehma, sepse e tëra mund të jetë vetëm një inskenim dhe çdo gjë mund të përmbyset në çastete fundit. Mirëpo, një gjë është e sigurt, që nëse Albin Kurti do të jetë deri në fund kundër Vjosa Osmanit, atëherë ky veprim vetëm nga mëshira për opozitën dhe përdellimi për parimet demokratike nuk është i kushtëzuar. Por nga bindja e tij se ai do të qeveris i pa kontestuar (nën emrin e konsesusit formal) nga asnjë instance e brendshme e pushtetit. Dhe se në këtë mënyrë kalkulon se e ka më të lehtë ta shtrijë aparatin e tij të pushtetit në çdo celulë të shtetit. Kështu, për cilin do emër tjetër që pajtohet opozita, pavarësisht retorikës zyrtare “heroiko patriotike” që mund ta përdor, realisht ajo është dakorduar për një shërbim të tillë ndaj Albin Kurtit.

Gjjthesesi këto “rokada” politike nuk paraqesin asgjë të jashtëzakonshme nga teatri absurd i politikes, ku kundërshtaret e djeshëm shndërrohen në partnerë të sotëm dhe anasjelltas. E një skenar i tillë do ta transformonte edhe Vjosa Osmanin nga një Presidente e padobishme për demokracinë në mandatin që po përfundon, por në të domosdoshme për atë që sipas të gjitha gjasave do t’i mohohet.