Sipas Basri Bekës, sulmet ndaj intelektualit dhe veprimtarit Nusret Pllana u përhapën gjatë promovimit të veprës së tij dokumentare dhe publicistike: “Fëmijë shqiptarë në Kosovë – viktima të gjenocidit shtetëror të Serbisë 1981–1999”.
Ky përplasjen shihet si një manovër për të zhvendosur fokusin nga dokumentimi i krimeve serbe, duke e devijuar vëmendjen te polemika të kota rreth një fjale të zakonshme shqipe.
Beka thekson se reagimet e orkestruara synojnë të sulmojnë memorien historike të Pllanës, duke relativizuar sakrificën dhe punën e tij në luftën për liri. Ai shton se sulmet nuk burojnë nga besimtarët myslimanë shqiptarë, por nga qarqe që duan të manipulojnë historinë dhe identitetin shqiptar.