Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Shqipëri > SPAK kërkon 13 vite burgim për Rezart Taçin, 18 milionë euro “të mafias italiane” drejt konfiskimit

SPAK kërkon 13 vite burgim për Rezart Taçin, 18 milionë euro “të mafias italiane” drejt konfiskimit

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka kërkuar dënimin me 13 vite burg për biznesmenin në arrati Rezart Taçi, i cili po gjykohet në mungesë për pastrim parash në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Në seancën gjyqësore, prokurori i SPAK, Klodian Braho, kërkoi gjithashtu konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të shumës prej 18 milionë eurosh, që sipas akuzës i përkasin një skeme të lidhur me mafian italiane.

Sipas organit të akuzës, fondet dyshohet se janë pastruar përmes transaksioneve financiare të strukturuara, ndërsa hetimet kanë dokumentuar përfshirjen e të pandehurit në këtë aktivitet kriminal, raporton Gazeta Tema.

Vendimi përfundimtar pritet të shpallet nga gjykata pas përfundimit të procesit gjyqësor.