Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > A u përfshi OVL-UÇK në Këshillin Organizativ për shënimin e Epopesë, flasin nga Ministria e Mbrojtjes

A u përfshi OVL-UÇK në Këshillin Organizativ për shënimin e Epopesë, flasin nga Ministria e Mbrojtjes

Nga Ministria e Mbrojtjes deklaruan se pretendimet se përfaqësuesit e organizatave të dala nga lufta e UÇK-së nuk janë përfshirë në Këshillin Organizativ për shënimin e Epopesë së UÇK-së janë të pasakta.

“Reagim

Pretendimet se përfaqësuesit e organizatave të dala nga lufta e UÇK-së nuk janë përfshirë në Këshillin Organizativ për shënimin e Epopesë së UÇK-së janë të pasakta. Me Vendimin Nr. 01/02, datë 20.02.2026, Qeveria e Republikës së Kosovës, ka themeluar Këshillin Shtetëror për shënimin e Epopesë, ku parashihet shprehimisht përfaqësimi i organizatave të dala nga lufta e UÇK-së.

Gjithashtu, sot i është dërguar ftesë zyrtare përfaqësuesit të OVL UÇK për pjesëmarrje në këtë këshill, ndërsa takimi inicues i Këshillit do të mbahet nesër në ora 13:00.

Institucionet e Republikës së Kosovës mbesin të përkushtuara për bashkëpunim gjithëpërfshirës dhe institucional në shënimin dinjitoz të kësaj ngjarjeje me rëndësi të veçantë kombëtare.”, deklaroi Liridona Gashi nga Ministria e Mbrojtjes.