Shkruan: Afrim Kasolli
Sekretari amerikan i shtetit, Marco Rubio, gjatë fjalimit të tij në Konferncen e Sigurisë në Munih ka hedhur kritika të ashpra ndaj rendit të deri tanishwm ndërkombëtar.
Top diplomati amerikan ka pohuar se në vend të ndjekjes së intersave nacionale ne i zhveshëm shtetet tona nga atributet e sovranitetit në funskion tw mekanizamve supra nacional, si dhe të një bote të lirë tregtare, sipas besimit dogatik libera, i cili rezultoi në deindustrializimin e Perëndimit dhe fuqizimin e rivalëve tanë.
Per më shumë i njëjti i ka kritkuar edhe politikat e imgracionit që duke i hapur kufijtë pa asnjë kontroll lejuam që të cenohet kohezioni nacional i shteteve perëndimore nga vërshimi i të hujave. Pra Perëndimi nuk mund të funksionojë ndryshe pos duke u bazuar në trashëgiminë e tij historike unike me theks të veçantë ate te krishtere si pjesw e identitetit publik. Multikulturalizimi sipas tij dita ditws ka rrezik ta shtrojë shtratin e shuarjes se këtij civilizimi.
Ky fjalim në shumëçka, sidomos sa i përket shndërrimit të shtetit në mjet të mbrojtjes së interesave nacionale dhe masë mbrojtëse të ekonominë vendase nëpërmjet proteksioninismit është i ngjashëm me qëndrimet që ka mbrojtur, sidmos si opozitar ndër vite Albin Kurti. Natyrisht, i pari është i bazuar mbi premisat ideologjike të së djathtës, kurse i dyti kritikën e tij ndaj këtij rendi e ka artikuluar mbi besimin e së majtës.
Mirëpo, veçanërisht spikat ngjashmëria në raport me sulmet ndaj parimeve ekonomike të neoliberalzimit dhe nevojës që shteti të jetë agjent në rrafshin ndërkombëtar i interesave nacionale. Madje i njëjti mbronte tezen se në vend të shtetit të Kosovës bashkimi kombëtar duhet të jetë qëllim i yni. Ndërkaq, për dallim nga emigrantët që sipas Marco Rubios, shihen si kërcnim per stabilitetin e brendshëm, për Albin Kurtin projekti i Kosovës multietnike, qe ishte parakusht per fitimin e shtetesise, e denacionalizonte interesin e shtetit.
Sidoqoftë, përkundër këtij perkimi formal ndërmjet dy qëndrimeve te siper cekura, Albin Kurti me te marrë pushtetin paradoksalisht e ka braktisur ate qe dikur e mbronte si opozitar, e që tash eshtë shndërruar në parim doktrinar të SHBA-ve.
Kështu, në vend të mbrojtjes së interesave të brendshme ekonomike ai është shndërruar ne apolegjet të kompanive rajonale energjetike si KEDS, etj. Kurse në vend ndërprerjes se negociatave me Serbinë në Bruksel dhe fillimit të atyre me Shqipërinë për bashkim e dy vendeve tona, sic insititonte dikur, ai pikërisht e ka pranuar një marrëveshje në rastin e parë që e cenon edhe më shumë funksionalitetin e shtetit sa i përket sovranitetit të brendshëm. Sepse është pajtuar që ta ndaj atë me anë të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë. Është paradoksale se si lideri j Vetëvendosjes i mbronte këto qëndrime në kohën kur ato nuk gëzonin mbështetjen e superfuqisë planetare. Mirëpo, nga pozicioni i pushtetit po i sakrifikon kur mbase me një koordinim më të shtuar diplomatik me Uashingtonin ka pasur shansen që t’i jetësoje më shumë se kurrë më parë idealet që dikur i proklamonte si busulla e tij politike.