Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Drejtësi > Pavarësia që nuk u mbrojt sot nga opozita

Pavarësia që nuk u mbrojt sot nga opozita

Shkruan: Afrim Kasolli

Për nder të 18 vjetorit të pavarësisë së shtetit sot u mbajt një seancë solemne në Kuvendi e Kosovës. Ne fjalimet e përfaqësuesve të partive politike, si në ato të pozitës ashtu edhe te opozitës u përçua një frymë e pajtimit.

Mbase e natyrshme për ditë historike sikur kjo. Ku zakonisht tentohet të shmangen polemikat ditore. Por duke dëgjuar fjalimet e tyre të krijohej përshtypja se e njëjta atmosferë idilike e unitetit ka dominuar edhe para 18 viteve. Si me herët gjatë procesit të negociatave në Vjenë ashtu edhe në datën e shpalljes së pavarësisë.

Mirëpo, per hir të korrektësisë historike e verteta është më e komplikuar..

Partia që sot e drejton shtetin ka pasur dyshime me mënyrën se si ishte shpallur pavarësia. Madje e njëjta as nuk e kishte konsideruar te denjë festimin e asaj date. Sepse sipas saj ajo nuk ishte pavarësi dhe nuk shënonte njëmend lindjen e një shteti.

Askush nga opozita nuk kishte guxim ta potenconte këtë fakt. Nëse për asgje tjetër te paktën t’i tregohet asaj për gjykimin e gabuar që e ka pasur.

Sidoqoftë, me kalimin e kohës gjërat ndryshuan. Partitë që ishin meritore në shpalljen e pavarësisë u deligjitimuan në sytë e opinionit publik, kurse partia që edhe pse ishte kundër atëbotë, i fitoi zgjedhjet dhe është duke tentuar gjithnjë e me shumë që sukseset e saj elektorale t’i paraqes edhe si kuptimesim historik të 17 shkurtit 2008. Ku sipas saj ajo date formale vetëm tash është duke u bërë aktuale, për shkak të shtrirjes së sovranitetit në veri.

E me një opozitë formale duket që ky narracion do të mund të shndërrohet në të “vërtetën e vetme historike” mbi procesin e shtet-ndërtimit të Kosovës. Ku i gjithë procesi paraprak “dialektik” nuk ishte asgjë tjetër pos një iluzion për ta shtruar rrugën për triumfin përfundimtar historik të partisë në pushtet.