Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Pasardhësi i Skënderbeut, Loris Castriota Skanderbegh II, kujton nderimin me Medaljen e Dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Pasardhësi i Skënderbeut, Loris Castriota Skanderbegh II, kujton nderimin me Medaljen e Dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës

 

Loris Castriota Skanderbegh II, pasardhësi i Gjergj Kastrioti Skënderbeu, rikujtoi nderimin që mori më 16 tetor 2018, kur Presidenti i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ia akordoi Medaljen e Dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Dekorimi iu dha me sugjerimin e politikanit dhe patriotit Gjergj Dedaj, në shenjë mirënjohjeje për angazhimin e tij në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë historike dhe kulturore shqiptare.

Loris Castriota Skanderbegh II theksoi se punën e tij e ka të lidhur me ruajtjen e kujtesës për historinë e Shqipërisë dhe figurën e Skënderbeut, heroin kombëtar shqiptar dhe paraardhësin e tij.