Për këtë simbolikë ka shprehur respekt kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili shkroi në profilin e tij në Facebook.
“Pas “burgosjes” simbolike me një grilë hekuri të përkujtimores së mirënjohur NEWBORN, me mbishkrimin “Kosova e burgosur” sot aktivistët kanë vendosur 5000 emblema të UÇK-së”.
Eliza Hoxha nga organizata “Liria ka emër”, mbrëmë ka thënë se ky reagim qytetar është ndaj padrejtësisë së Gjykatës Speciale, që e konsiderojnë tendencë për rishkrimin e historisë dhe cenim i luftës për liri dhe i themeleve të shtetit tonë./Express/