Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > QËLLIMI IM , DEMASKIMI I RRENAVE SERBE.

QËLLIMI IM , DEMASKIMI I RRENAVE SERBE.

Fahri Xharra

Kjo foto e postuar nga rrencat thotë që ky ështē një shkrim serb.
Pra abetare serbe e shtypur ne vitin 1597 ne Trieshte dhe gjetur nga serbet ne vitin 1860..

Si qëndron e verteta ?

Abetarja nuk eshte serbe

Çfarë është në të vërtetë libri në foto?
Faqja që shihet është një bukvar (abetare) në gjuhën kishtare sllave – Church Slavonic, jo në gjuhën serbe.

Teksti nuk është në serbishten e folur
Është në gjuhë liturgjike ortodokse
Alfabeti është kirilik kishtar (recension rus / bullgar)

Pra kemi:libër fetar ortodoks për mësimin e leximit të priftërinjve jo libër kombëtar serb
A ekzistonte “gjuha serbe” në 1597? Jo !

Serbishtja standarde u krijua vetëm në shek. XIX nga
Vuk Stefanović Karadžići

Pra libri nuk mund të jetë “serb” në kuptimin etnik.
Pse u shtyp në Venedik?
Sepse:
Perandoria Osmane nuk lejonte shtypshkronja ortodokse
Venediku shtypte libra për të gjithë Ballkanin ortodoks
Të njëjtat shtypshkronja kanë botuar libra për:
bullgarë
grekë
vllehë
shqiptarë ortodoksë
manastire të ndryshme

Çfarë manipulimi bëhet zakonisht?
Gabimi logjik është ky:
“ortodoks + kirilik = serb”
Në shek. XVI kjo nuk ekzistonte.
Identiteti ishte fetar (ritus graeci), jo kombëtar.

Përfundim, pra
Nuk është “abetare serbe”
Është abetare ortodokse në slavonisht kishtare për përdorim liturgjik në Ballkan
Pra përdor termin modern “serb” për një periudhë kur kombi serb nuk ekzistonte — një anakronizëm historik

Te binden shqiptarët, qē serbët nuk janē të mesjetes

Gjakovë, 15.02.26