Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Vrasjet politike të LDK-së u morën në shtëpinë e presidentit Rugova

Vrasjet politike të LDK-së u morën në shtëpinë e presidentit Rugova

SHKRUAN: METË DURA
A ju kujtohet gazetari i „ Botës Sot“ Bardhyl Ajeti?!
Ishte viti 2001, lufta në Maqedoni. Në zyrën e LPK-së në Prishtinë, aty ku tani është Ministria e Kulturës, vjen një çun i ri që nuk e njihja. Prezentohet si gazetar i gazetës Bota Sot dhe interesohet të marrë mendimin e LPK-së për luftën në Maqedoni. Jam Bardhyl Ajeti më thotë. Sapo e përmend emrin e gazetës Bota Sot dhe emrin e tij, menjëherë i them largohu nga zyra ime. Ai pëshpërit ende diçka te dera. Dil jashtë i them, asnjë fjalë për ju nuk e kam. Doli duke belbëzuar nëpër koridor e unë duke sharë plotë mllef në zyrë. Nuk isha bërë aq shumė nervoz në Bardhylin, por më shumë e urreja Gazetën Bota Sot, e cila gjatë luftës në Kosovë, kishte shkruar qindra artikuj e komente kundër LPK-së e UÇK-së, ndoshta më keq sesa gazetat e Serbisë.
********
Maj 2005. Udhëtoj nga fshati im Duraj i Kaçanikut për në Prishtinë. Sapo kisha filluar punën si Shef i Zyrës së Informimit në Ministrinë e Energjisë dhe Minierave. Sapo arrij te ura në Ferizaj ( Magjistralja Ferizaj – Gjilan), apo siç i themi te ura e Gjilanit, para këmbëve të mia u ndal një veturë BMW, xhamat i kishte të errët. Hap xhamin në anën e djathë shoferi, shoh se është Bardhyl Ajeti. Nuk e kisha parë që nga ai rasti në zyrën e LPK-së në vitin 2001. Duke buzëqeshur si me ndrojtje, më përshëndet dhe më pyet: A je tu shku në Prishtinë Metush, Bardhyli jam?!
U zura pak ngushtë, më erdhi keq që e kisha përzënë dikur nga zyra ime, mendova për pak sekonda dhe si për tu shfajësuar, vendosa të futem në veturë. Refuzimi mu duk arrogancë e tepërt, tani që edhe kishin kaluar aq vite. Sapo u futa në veturë, filluam të flasim ashtu për temat politike. E përmendëm edhe rastin e zyrës. Pasi arritëm afër kryqit të Lipjanit, Bardhyli më tha: „ Ju të LPK-së keni urrejtje kundër LDK-së dhe Botës Sot, por shumė gjëra nuk i dini qysh u di unë“!
U habita pak me tonin plotë urrejtje të Bardhylit kundër LDK-së dhe Botës Sot, duke pasur parasysh shkrimet e tij në gazetë. Ai vazhdoi përsëri „ LDK ju akuzon juve të LPK-së për vrasjet politike të anëtarêve të saj, por ju nuk e dini që vendimet për vrasjet politike mirren në shtëpinë e bardhë e për faqe të zezë në Velani“!
„ Aty vazhdoi Bardhyli, pos vendimeve për vrasjen e anëtarëve të LDK-së, bëhen edhe dallavere me drogë, me viza e qindra punë të pista. Boll kam heshtur, por tash e tutje nuk kam me heshtë më“ tha Bardhyli, derisa po përshëndeteshim te Rrethi pasi arritëm në Prishtinë. Nuk shkoi më shumë se dy- tri javë dhe u dha lajmi për vrasjen e gazetarit Bardhyl Ajeti. Sinçerisht ndjeva dhimbje të madhe për te, sepse tashmë e dija se nga ka mund ti ketë ardhur vdekja…!!!
MZD