Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Drejtësia në Hagë dhe pesha e historisë së luftës çlirimtare

Drejtësia në Hagë dhe pesha e historisë së luftës çlirimtare

Shkruan: Emine Krasniqi

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës sot ndodhen në Hagë, larg familjeve dhe vendit për të cilin sakrifikuan gjithçka. Ata që dikur udhëhoqën rezistencën për liri, sot po përballen me një proces që për shumë qytetarë perceptohet si i padrejtë dhe i njëanshëm.

Lufta e UÇK-së ishte luftë për mbijetesë dhe çlirim, e lindur nga dhuna sistematike dhe shtypja ndaj popullit shqiptar në Kosovë. Historia nuk mund të rishkruhet duke vendosur në bankën e të akuzuarve vetëm njërën palë, ndërsa krimet e dokumentuara të regjimit serb mbeten shpesh jashtë vëmendjes së drejtësisë ndërkombëtare.

Drejtësia duhet të jetë e barabartë dhe e paanshme. Ajo nuk duhet të krijojë përshtypjen se po gjykon një luftë çlirimtare, por vetëm përgjegjësinë individuale, nëse ajo ekziston. Përndryshe, rrezikon të dëmtojë jo vetëm individët, por edhe të vërtetën historike dhe sakrificën kolektive të një populli që kërkoi lirinë.

Respekti për luftën çlirimtare dhe kërkesa për drejtësi të drejtë nuk janë kundër drejtësisë përkundrazi, janë thirrje që ajo të jetë e plotë, e ndershme dhe e baraspeshuar.

/TV Arbëria