Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > E shtuna e kthjellët në mëngjes, në mbrëmje me shi

E shtuna e kthjellët në mëngjes, në mbrëmje me shi

Me kthjellime e diell parashihet të fillojë dita e shtunë, ku orëve të hershme të mëngjesit, përgjatë luginave të lumenjve, mund të formohen edhe shtresa mjegulle apo mjegulline. 

Ditën vranësirat shtohen, e më vonë duke shkuar nga mbrëmja të reshura shiu përfshinë vendi, së pari pjesëve perëndimore e gjatë natës me kalimin në ditën e diel, parashihen edhe reshje shiu më intensive.  Zonave malore reshjet kryesisht do të jenë dëbore.

Temperaturat minimale zbresin në 0C e 3C, e gjatë ditës shkojnë në 10C e 12C.  Pasdite dhe në mbrëmje frynë erë mesatare juglindore 4-9m/s.

Kohë pas kohe reshje lokale shiu parashihen për ditën e diel, me mundësi të shoqërohen me bubullima.  Nuk mungojnë intervale me diell paradite.  Temperaturat maksimale mbesin në vlera prej 10C e 11C.  Vranësirat mbesin më dominante ditën e hënë.  Më vonë pasdite dhe mbrëmjes sërish reshje shiu paraqiten në pjesë të vendit, e me kalimin në ditën e martë, me rënie të temperaturave shndërrohen në reshje dëbore.  Temperaturat zbresin në 1C e 3C.  Deri në mbrëmjes reshjet pushojnë, ndërsa ditën e mërkurë parashihen më shpesh intervale me diell, por mbetet mot i ftohtë, me maksimale vetëm prej 5C, e minimalet zbresin në -2C.  Nga dita e diel frynë më shpesh erë e lehtë dhe mesatare nga krahu verior 4-10m/s.