Shkruan: Afrim Kasolli
Fitorja mbi 50 për qind e trupit elektoral nga Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit, duket që i ka bindur më shumë partitë opozitare, sesa vetë pushtetin se ky rezultat ishte një sukses i merituar politik për partinë fituese të zgjedhjeve. Ku partia në pushtet është në rrugë të drejtë, se jemi në “fund të historisë” dhe se nuk ka më arsye për kontestim e rezistencë ngase dominon një satisfaksion psiko-politik më gjendjen e përgjithshme.
Prandaj të subjekteve humbëse të zgjedhjeve nuk u mbetet gjë tjetër pos të kërkojnë konsensus e të sillen në mënyrë racionale dhe në funksion të garantimit të stabilitetit të shtetit e institucioneve. Frymë kjo që pak a shumë e përçuan dje me rastin e votimit të Qeverisë Kurti 3. Madje duke e transmetuar në mënyrë të tërthortë mesazhin se se të njëjtat e kanë kuptuar gabimin që e kanë bërë për një vit duke e mbajtur vendin të bllokuar dhe se pas këtij pësimi nuk do t’i përsërisin gabimet e së kalaurës dhe sjelljet e tyre irracionale.
Mirëpo, nuk ka asgjë më larg së vërtetës sesa ky kjo mendësi paradoksale e opozitës. Mjafton të lexohen vetëm hulumtimit vjetore të opinionit publik të realizuara nga UNDP dhe të shihet më nga afër pasqyra reale në shoqërinë kosovare.
Vitet e fundit shumë nga to kanë konstatuar se realisht shumica e qytetarëve të Kosovës janë pakënaqur më gjendjen ekonomike dhe sociale në vend. Megjithatë, të njëjtit kanë më shumë besim të drejtuesit e partisë fituese të zgjedhjeve sesa te liderët opozitarë.
Sidoqoftë, një kundërthënie e tillë nuk është e rastësishme. Ajo duket të jetë pasojë e faktit se vetë partitë opozitare në vend të angazhimit e për t’i kanalizuar politikisht këto frustrime publike duke e orientuar presionin kundër pushtetit, ato e kanë zgjedhur suboridimin ndaj këtij të fundit si mjet për të mbijetuar vetë politikisht. Prandaj, një popull i pakënaqur me gjendjen por i braktisur nga opozita nuk ka si të veprojë ndryshe pos ta përqafojë në mënyrë masive pushtetin