Rodney Dixon, avokati i Kadri Veseli është duke vazhduar me fjalën përfundimtare para trupit gjykues në Hagë.
Ai ka hedhur poshtë pretendimet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar për funksionimin e Shërbimit Informativ të Kosovës në kohën e luftës dhe drejtimin e tij nga Veseli.
“Asnjë provë nuk na ka sjell ZPS se SHIK ka qenë funksional në atë kohë.Vetëm pas luftës u krijua struktura e Shërbimit Informativ, vetëm në atë kohë ishtë në gjendje të drejtonte atë”.
Ai theksoi se provat tregojnë se gjatë luftës ishte e pamundur të krijohej një strukturë e tillë.