Rama në një postim në Facebook shkruan se kanë obligim institucional dhe moral të kultivojnë te brezat e rinj respekt për historinë, sakrificën dhe idealet e vendit tonë.

“Në Kryeqytet, ora e parë mësimore në nderim të UÇK-së! Reflektim mbi historinë dhe përgjegjësinë tonë shtetërore!

Në prag të 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, në të gjitha shkollat publike të Kryeqytetit, ora e parë mësimore e datës 16 shkurt do t’i kushtohet historikut, rolit dhe sakrificës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Si Kryeqytet, kemi obligim institucional dhe moral të kultivojmë te brezat e rinj respekt për historinë, sakrificën dhe idealet tona.

Kujtesa historike është themel i identitetit dhe respektit për shtetësinë!”, shkruan Rama.